19.1 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Dogana me njoftim për Mozzikun dhe dy orat e tij mbi 1 milion euroshe

- Advertisement -

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë mbi 1.3 milionë euro, të cilat një udhëtar nuk i kishte deklaruar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër.

Rasti është paraqitur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pasi shmangia nga obligimet doganore kalonte shumën prej 5 mijë eurosh. I dyshuari është intervistuar më 17 shtator dhe është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa orët mbeten të konfiskuara deri në vendimin e Prokurorisë.

Dogana theksoi përkushtimin për të parandaluar kontrabandën dhe shmangien nga obligimet ligjore.

E plotë

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se pas publikimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kontrollin e një personi të dyshuar me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i këtij kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent).

Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.

Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe në zbatimin e detyrave për të parandaluar shmangiet nga obligimet doganore, kontrabandën dhe pasurinë e pajustifikuar

Të ngjashme

Të fundit