Të gjithë personat fizikë që kanë ndërmend të transferojnë vendbanimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në Republikën e Kosovës, duhet të jenë të informuar mbi dispozitat ligjore që rregullojnë lirimin nga detyrimet e importit për pronën private linku në vijim:
Prona private që u përket personave fizikë që e bartin vendbanimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në Republikën e Kosovës
Të gjithë personat fizikë që kanë ndërmend të transferojnë vendbanimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në Republikën e Kosovës, duhet të jenë të informuar mbi dispozitat ligjore që rregullojnë lirimin nga detyrimet e importit për pronën private.
Në bazë të Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe të akcizave, sipas neneve 354 deri në 362, janë përcaktuar kushtet dhe kriteret për këtë lirim si vijon:
1. Lirimi nga detyrimet e Importit:
– Prona private që importohet nga persona fizikë që transferojnë vendbanimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në territorin doganor të Republikës së Kosovës lirohet nga detyrimet e importit.
2. Përkufizimi i pronës private:
– “Prona private” në kontekstin e Kodit Doganor të Kosovës i referohet të gjitha aseteve apo sendeve që janë në posedim të një personi fizik dhe që janë përdorur nga ky person në vendbanimin e tij të mëparshëm jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Kjo pronë mund të përfshijë objekte personale, shtëpiake, automjete, dhe sende të tjera që janë bartur për përdorim të përditshëm nga vendbanimi i mëparshëm në Kosovë. Kjo pronë është subjekt i lirimit nga detyrimet e importit nëse plotësohen kushtet specifike të përcaktuara në Kodin Doganor, duke përfshirë kohën që prona ka qenë në posedim dhe përdorim, si dhe qëllimin për përdorim në vendbanimin e ri.
3. Kushtet për lirim:
– Prona duhet të ketë qenë në posedim dhe përdorim nga personi përkatës për të paktën gjashtë muaj në vendbanimin e tij të mëparshëm jashtë Republikës së Kosovës.
– Prona duhet të përdoret për të njëjtat qëllime në vendbanimin e ri të zakonshëm në Kosovë.
– Personi duhet të ketë pasur një vendbanim të vazhdueshëm jashtë territorit doganor të Republikës së Kosovës për të paktën dymbëdhjetë muaj.
4. Përjashtimet nga lirimi:
– Nuk lejohet lirim për produktet alkoolike, duhanin dhe produktet e tij, mjetet tregtare të transportit, dhe artikujt që përdoren për ushtrim të një zeje apo profesioni (përveç instrumenteve portabël të arteve të aplikuara apo liberale).
– Automjetet: Lirimi aplikohet vetëm për taksën doganore. Automjetet nuk lirohen nga Akciza dhe TVSH-ja.
5. Kufizime dhe kërkesa të veçanta:
– Prona e liruar nga detyrimet e importit nuk mund të huazohet, jepet si garancion, jepet në shfrytëzim apo të bartet për një periudhë prej dymbëdhjetë muajve nga data e lëshimit në qarkullim të lirë, pa njoftuar paraprakisht Doganën.
– Në raste të veçanta, prona private mund të lëshohet në qarkullim të lirë edhe para se personi të ketë vendosur vendbanimin e tij të zakonshëm në Kosovë, me kusht që të deklarohet që do të vendoset brenda gjashtë muajve.
6. Përjashtime për rrethana të veçanta:
– Dogana mund të anashkalojë disa nga dispozitat e mësipërme nëse personi është i detyruar të bartë vendbanimin e tij të zakonshëm në Kosovë për shkak të rrethanave politike të veçanta.
Për më shumë, klikoni në linkun si vijon: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=89203