14.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Dogana konfiskon pajisje elektronike në Gjilan, tregtoheshin pa dokumentacion ligjor

- Advertisement -

Dogana e Kosovës ka sekuestruar disa pajisje elektronike, duke përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion të vlefshëm ligjor.

Rasti ka ndodhur në një njësi tregtare në Gjilan.

Sipas njoftimit të Doganës, pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI të cilat përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare.

“Gjilan, 15 Shtator 2025 – Gjatë kontrollës në një njësi tregtare në Gjilan, janë sekuestruar disa pajisje elektronike, përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion te vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit. Pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve”, ka njoftuar Dogana.

Të ngjashme

Të fundit