Njësit e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni.
Në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari iu gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare, njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.
“Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës. Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në komunikatë.