29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Dogana e Kosovës zbulon mbi 130 tonë pleh kimik me origjinë nga Rusia, ishte prezantuar si produkt serb

- Advertisement -

Një subjekt ekonomik kishte tentuar të importojë pleh kimik me origjinë nga Federata Ruse, duke e prezantuar atë si produkt me origjinë nga Serbia.

Kjo përpjekje për manipulim u bë pavarësisht se Dogana e Kosovës e kishte njoftuar më herët me shkrim kompaninë se importi i këtij produkti ndalohet, në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse.

Dogana ka vepruar me kohë dhe ka ndërhyrë në momentin e hyrjes së mallit në kufi, duke e ndaluar dërgesën.

Zbulohet se për të shmangur ndalimin, kompania kishte ambalazhuar mallin në thasë që mbanin emërtimin e një prodhuesi serb, duke u përpjekur ta paraqesë mallin si të lejuar për import.

“Përmes një Aktvendimi të kundërvajtjes, subjekti është urdhëruar të kthejë menjëherë mallin jashtë territorit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës.

Ky rast konsiderohet një sukses i rëndësishëm në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të zbatuar sanksionet ndërkombëtare, si dhe për të mbrojtur tregun vendor nga praktikat mashtruese.

“Dogana e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për zbatim të ligjit, transparencë dhe integritet në tregtinë ndërkombëtare, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për shmangie apo manipulim do të trajtohet me seriozitet dhe masa ligjore. Për raportime ose informacione, qytetarët mund të kontaktojnë Doganën e Kosovës në numrin pa pagesë: 0800 50 095”

Të ngjashme

Të fundit