Home Lajme Ekonomi Dogana e Kosovës publikon video nga aksioni: Kapëm mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim

Dogana e Kosovës publikon video nga aksioni: Kapëm mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim

0
Dogana e Kosovës publikon video nga aksioni: Kapëm mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim

Dogana e Kosovës njofton se në fshatin Novak të Prizrenit ka sekuestruar 32,850 litra verë dhe 2,350 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm.

Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga Dogana për prodhim dhe mbajtje janë bllombuara.

“Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Merlot 14 për qind alkool, sasia 5 mijë litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Cabernet Sauvignon 14 për qind alkool, sasia 7 mijë litra; Raki rrushi 2021, 43 për qind alkool, sasia 2,150 litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Merlot 13 për qind alkool, sasia 5 mijë litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Cabernet Sauvignon 12.5 për qind alkool, sasia 15,850 litra; Raki rrushi 2022, 45 për qind alkool, sasia 200 litra dhe Mbetje te verës, sasia 200 litra”, njofton Dogana.

Exit mobile version