Mbrëmë, Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e 1,420 litrove pije të ndryshme në pikën kufitare në Jarinje.
Në njoftimin e lëshuar, thuhet se zyrtarët doganorë dhe policorë kontrolluan një kamion me targa të huaja që po përpiqej të hynte në Kosovë.
Edhe pse shoferi kishte deklaruar se kamioni ishte i zbrazët dhe nuk transportonte mallra, kontrolli zbuloi një sasi të madhe të mallrave të padeklaruara në hapësirat e pajisjeve të kamionit.
Mallrat e zbuluara përfshinin:
- Birra: rreth 750 litra
- Pije energjike: rreth 200 litra
- Pije të gazuara: rreth 120 litra
- Lëngje të ndryshme: rreth 350 litra