Dogana e Kosovës ka ndaluar një tentim-kontrabandë gjatë kontrolleve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Një shtetase e huaj u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme 100 shteka cigare me banderola të Shqipërisë, të fshehura në dy bagazhe personale.
“Malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe plumbuar sipas procedurave standarde, ndërsa është depozituar për trajtim të mëtejmë ligjor në kuadër të procedurës së kundërvajtjes. Kundrejt personit të përfshirë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”, njofton Dogana.
Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur interesin shtetëror, duke forcuar kontrollet kufitare dhe duke parandaluar çdo aktivitet të paligjshëm që dëmton ekonominë dhe sigurinë publike.