10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Dodik e merr “seriozisht” deklaratën e Rubios, por thotë se ajo s’përputhet me “politikat e reja” të Trumpit

- Advertisement -

Presidenti i Republika Srpska-s, Millorad Dodik tha se e merr seriozisht deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili tha se veprimet e tij përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj. Por ai tha se e ka të vështirë ta kuptojë përputhshmërinë e saj me politikat presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ne e marrim parasysh dhe e marrim seriozisht deklaratën e Sekretarit Rubio. Duket se Departamenti i Shtetit ende vazhdon të merret me ndërtimin e kombeve. Është e vështirë të kuptohet se si kjo përputhet me politikat e reja anti-globaliste dhe America First të mbrojtura nga Presidenti Trump”, shkroi ai në krye të një postimi në X.

“Megjithatë, kriza aktuale në Bosnjë e Hercegovinë nuk është as krijimi ynë dhe as zgjedhja jonë. Nëse pranojmë që një burokrat gjerman dhe një grusht ambasadorësh kanë fuqinë ta ndryshojnë të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën dhe ligjet tona, atëherë pranojmë fundin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe fundin e Republika Sërpskas”, shtoi Dodik.

Kreu i RS tha se do të vazhdojnë të “luftojnë” për “të dyjat”.

“Unë kam ofruar në mënyrë të vazhdueshme që të diskutojmë një marrëveshje paqësore që do t’i ulte tensionet dhe do t’i jepte fund krizës aktuale, por kjo duhet të bazohet në rikthimin e sundimit të ligjit, përfundimin e instrumentalizimit të gjyqësorit dhe institucioneve të përbashkëta shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe një fund të shpejtë të ndërhyrjes së huaj në punët tona”, shkroi Dodik.

“Le ta përsëris qartë: Republika Sërpska dhe unë jemi të përkushtuar ndaj një zgjidhjeje paqësore dhe të negociuar të krizës aktuale të iniciuar nga z. Schmidt”, shtoi ai.

Kryediplomati amerikan, Rubio u bëri thirrje të shtunën liderëve politikë të BeH që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm.

“Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, shkroi Rubio në X, duke iu referuar Dodikut.

Ai më 5 mars i dekretoi ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republika Srpskas. të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti. Dodik i përgjigjej reagimit të Ambasadës Amerikane në Sarajevë – e cila kishte shprehur shqetësimin për këtë – se administrata Trump nuk mban qëndrime të njëjta me administratën e kaluar të Joe Biden.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit