7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dodge po përgatit “tortën” lamtumirëse – Challenger vjen kësaj radhe me mbi 900 kuaj-fuqi

- Advertisement -

Edhe Dodge është i vetëdijshëm që ditët e kësaj “bishe” me benzinë janë të numëruara.

Për këtë nuk është duke humbur kohë në përgatitjen e një modeli më të fuqishëm.

Dodge Challenger shitet në versione të ndryshme, por për fund po përgatitet gjenerata e re e Hellcat V8 që është një “përbindësh” i vërtetë, transmeton Telegrafi.

Madje kjo veturë do të përdor derivatin E85 që do t’i ndihmojë të prodhojë 910 kuaj-fuqi.

E nëse këto informacione në fund konfirmohen nga kompania amerikane, atëherë do të jetë Challengeri më i fuqishëm që Dodge ndonjëherë ka prodhuar sa i përket njësisë serike.

Ndërsa të gjithë ata që kanë dashuri të madhe për këtë mjet motorik, është edhe një lajm i mirë.

Motori 7 litërsh Helephant V8 do të vazhdojë të shitet, si kompensim për të gjithë ata që së fundmi kanë blerë vetura të tilla të ngjashme nga ky prodhues.

Bëhet fjalë për një veturë që në tregun amerikan shitet me një çmim prej 30 mijë dollarë, ndërsa versionet më të fuqishme shkojnë deri në 88 mijë dollarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit