Lajme

Dobra i reagon Haradinajt: Në FSK nuk ka më pagë 400 euro

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë se në FSK nuk ka më pagë 400 euro.

Dobra në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se tani me ligj paga bazë e ushtarit është 616 euro në muaj, e sipas tij kësaj page ju shtohet edhe përvoja e punës.

“Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin. Në FSK nuk ka më pagë 400 euro. LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK dhe Ligji i Buxhetit për vitin 2024 Ushatari: Koeficienti: 5.6 Vlera monetare e koeficientit: 110 euro Paga bazë e ushtarit: 5.6 * 110 = 616 euro p.s. pagës bazë i shtohet mandej edhe përvoja e punës etj.”, ka shkruar Dobra.