7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor

- Advertisement -

Nutricionistja Vala Pupovci, ka thënë se dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor janë të shumta.

Ajo ka thënë se për këtë shkak ndërprerja e ushqimit edhe jashtë ramazanit është bërë trend.

“Unë vazhdimisht po e them që kjo ndërprerja e ushqimit për kohë të caktuara është bërë trend edhe jashtë Ramazanit, për faktin e dobive që i sjellë agjërimi. Kur nuk konsumohet ushqim për një periudhë të paktën 12 orësh fillon një proces i cili njihet si procesi i autofaligjiës apo vetngrënjes, ku trupi në një farë mënyre riciklohet prej qelizave të dëmtune dhe kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme siç janë ato të zemrës, kanceri, diabeti e shumë të tjera”, ka thënë ajo në Tëvë 1.

Pupovci ka thënë se agjërimi nuk ka ndonjë efekt anësor nëse ushqehemi shëndetshëm apo nëse konsumohet pak ose me tepër se sa është e nevojshme.

Sipas saj organizmi adaptohet mjaftë mirë me agjërimin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit