Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje – aktualisht kryetar i Partisë Socialdemokrate – Dardan Molliqaj, gjatë rrëfimit të jetës së tij në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka ndarë disa detaje interesante në lidhje me disa profile që ai tha se Albin Kurti i shkruante për njerëzit e tij të afërt.
Ai ka treguar mes tjerash se te “cilësitë negative” aty kishte gjersa të sojit si “dobësi me shku në burg”, “dobësi ndërkombëtarët”, etj.
“Kur me tha mua, ishte momenti kur ai donte të më orientonte edhe mua me pa në kuptim të njëjtë zhvillimin strukturor edhe rreziqet që na vijnë. M’i pa pak a shumë… m’i nda ose m’i shtu edhe të miat. Pastaj edhe unë kam folur për njerëzit sikurse edhe ti të japësh një vlerësim cili njëri është më i mirë në një gjë ose më i keq.”
“Dobësi me shku në burg, dobësi me pasë qefe të jetës jashtë politike që i pëlqen diçka tjetër, përkushtimi ndoshta në familje, përkushtimi i vogël në Lëvizje, dobësi ndërkombëtarët, dobësi teorike”, tha Molliqaj.