22.1 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

“Do t’i ngrehet veshi nga zyrtarët amerikanë”, thotë gazetari për vizitën e Kurtit në ShBA

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu bëri të ditur mbrëmë Adriatik Kelmendi, autor i emisionit “Rubikon”, transmeton Klankosova.tv.

Argjend Softolli, për emisionin “Ora Shtatë” tha se nuk dihet saktësisht për çfarë ka shkuar, pse është ftuar apo nga kush është ftuar, dhe për çka do të bisedohet.

“Ne mund të aludojmë në atë çfarë shohim dhe dimë, në raportet që i kemi me SHBA-në. Besoj se zotëri Kurti është ftuar që të qartësojë pozicionin e tij në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Softolli.

Nga ana tjetër, gazetari Ardian Gaxherri thotë se i gëzohet kësaj vizite për një fakt.

“I gëzohem kësaj ftese për një fakt, faktit që zoti Kurti ende mundet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Gaxherri.

Ndër të tjera ai shton se në ritmin që po vepron qeveria në detyrë, sipas Gaxherrit, Kurti mund të shpallet “non-grata”.

“Unë mendoj se do t’i ngrehet veshi zotëri Kurti nga zyrtarët amerikanë, për shkak të veprimeve të tij që po i bën kundër Kushtetutës së Kosovës”, tha tutje gazetari.

Të ngjashme

Të fundit