9.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Do të thyejmë internetin” – Ronaldo paralajmëron videon e ardhshme në YouTube

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo lançoi kanalin e tij zyrtar në YouTube gjatë muajit gusht, ku kishte arritur të marrë rreth 20 milionë abonentë brenda 24 orëve.

Tashmë ai numëron mbi 66 milionë të tillë dhe duket se Ronaldo do të synojë që ta rris këtë shifër me një lëvizje që po planifikon ta bëjë së shpejti.

Super ylli portugez ka paralajmëruar për një mysafir të ri që do të vijë në kanalin e tij, duke thënë se ai është më i famshëm se vet ai.

“Ne do të thyejmë internetin”, thuhet shkurtimisht në atë video, teksa tashmë është zbuluar se kush mund të jetë mysafiri që ka paralajmëruar 39-vjeçari.

Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale duket se mysafiri i ardhshëm i Ronaldos është MrBeast i cili është në fakt një ndër personat më të famshëm në botë.

MrBeast numëron rreth 331 milionë abonentë në platformën e YouTube kjo për shkak të përmbajtjeve që ofron prej natyrave nga më të ndryshmet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit