18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Do të të shkatërroj”: E kërcënoi deputeten Reshitaj, ngrihet aktakuzë ndaj asistentit Krasniqi

- Advertisement -

Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë kundër asistentit të Fakultetit të Mjeksisë, Sokol Krasniqi.

Krasniqi akuzohet për kanosjen e bërë ndaj deputetes Albena Reshitaj.

Në aktakuzë thuhet se Sokol Krasniqi i njohur me nofkën “Kola” ka kanosur seriozisht deputeten Reshitaj në cilësinë e shefes së katedrës dhe profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë.

I akuzuari në kanosje i është ofruar të fytyra të dëmtuarës Reshitaj duke e kërcënuar me fjalët “do të shkatërroj”.

Sipas aktakuzës me kërcënimet e bëra, Sokol Krasniqi nga Drenasi i ka shkaktuar Reshitajt ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit