-3.2 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

“Do të rriten pagat në sektorin privat” – Hamza: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, prioritet i PDK-së

- Advertisement -
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si një nga prioritetet kryesore të programit të tij.

Në Debat Plus, Hamza ka shtuar se për të arritur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, është e domosdoshme krijimi i një klime të favorshme për bizneset, e cila është themelore për prosperitetin e vendit.

“Prioritet i parë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Dhe për me pas një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik ne kemi nevojë që të krijomë miqësor, një klimë të favorshëm për zhvillimin e bizneseve. Nuk ka mundësi pa biznese të zhvilluara, të qëndrueshme ekonomikisht me pas zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend. Prandaj ka nevojë të përmirësohet klima e të bërit biznes përmes reformave strukturor në ekonomi. Edhe në pjesën e politikave fiskale dhe në lehtësimin e qasjes në financa dhe përmes përmirësimi të kushteve për biznesin, të krijohen mundësit të rritet pagat e të punësuarve në sektorin privat.

Për shkak se sektori privat është kontributdhënësi më i madh në rritjen ekonomike. Por edhe punëdhënësi më i madh në raport me sektorin publik. Prandaj fokus jonë është të zhvillojmë ekonomisë, të përmirësohet kushtet për të punësuarin në sektorin privat, të mbrohet të drejta e tyre përmes thellimi të Gjykatës së Punës, përmes krijimit fondit për mbrojtje prej papunësisë dhe normalisht përmes rritjes dhe zhvillimit ekonomik të ketë impaktin e vet në rritjen e buxhetit. Dhe përmes rritjes së buxhetit të vijmë edhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Ndërkaq, sa i përket rritjes së pagave në sektorin publik, Hamza është zotuar se brenda pak muajsh në qeveri pagat do të rriten për 50 për qind më shumë.

“Pagën do ta kenë 50 për qind më shumë”, ka theksuar Hamza.

Hamza në ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjini ka thënë se kjo do t’i prekë të gjithë në sektorin publik.

“Për me i majtë të rinjtë dhe të rejat në këtë vend, për me e rujtë kuadrin profesional, ne duhet t’i rritim pagat edhe për të punësuarit në sektorin publik. Pagën ka me pasë 50 për qind më shumë. S’ka tregim më të mirë se 50 për qind, ata e kalkulojnë vetë. Edhe pensionet… E kalkulojnë krejt se arsyeja është kjo: Edhe mrena arsimtarëve, edhe mrena Policisë, edhe mrena shërbyesve civilë, varësisht prej vendit të punës, varësisht prej gradës, varësisht prej titullit, dallon paga bazë. Mund të krijohet një konfuzion, pastaj dikush me marrë më pak e dikush më shumë”, tha Hamza.

“Po e thjeshtësoj: Nëse paga është 600 euro, rritja prej 50 për qind i bjen 900. Nëse është 400 i bjen 600. Nëse është 1,000 i bjen 1,500. Rritja e pagës do të ndodhë në muajt e parë të mandatit. Kjo ka nevojë të bëhet me ligj. Buxheti për vitin 2025 është i aprovuar dhe ka nevojë të reflektohet në ligjin për ndarjet buxhetore në vitin 2025 dhe sigurisht unë jam prej atyre që i respektoj të gjitha procedurat”, shtoi tutje ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit