Ish-anëtari i Kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj, ka ironizuar me LDK-në, e cila të hënën do ta organizojë Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
Ai ka thënë se kur t`i dëgjojë Rugova fjalët e disa prej organizatorëve dhe paneliseteve të kësaj konference do të qesh nga parajsa.
“Kur t’i dëgjojë Ibrahim Rugova fjalët e disa prej organizatorëve dhe panelistëve të konferencës, të cilët njohur në bashkëpunim nuk i ka; si një njeri me edukatë të lartë që është, dhe si njeri me durim të pakufishëm, do të qesh në mënyrën e Tij, dhe pasi t’i kujtohet biseda me Rolan Bartin për betejën e shenjave që janë në kontrast; nga parajsa, më duket mua, do të thotë: Ju lutem, Ju lutem”, ka shkruar Murtezaj në profilin e tij në “Facebook”.