6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

“Do të ketë pasoja”: Çfarë po paralajmëron BE-ja nëse nuk ulen tensionet mes Kosovës e Serbisë?

- Advertisement -

Stano në konferencë për media tha se këto veprime janë të padobishme dhe se dështimi nga Kosova dhe Serbia për t’i ulur tensionet në atë pjesë do të këtë pasoja.

“Ka çështje më të vjetra në tryezë që duhen shqyrtuar. Ne e konsiderojmë këtë shumë të padobishëm dhe hap tjetër të njëanshëm e të pakoordinuar që ka kapacitet të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm. Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, ka thënë Stano.

Ai nuk dha asnjë datë për ndonjë takim mes dy shteteve por tha se e kanë për qellim që të kenë takim sa më parë.

“Takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë zakonisht për media. Por, pa dyshim qëllimi ynë është që sa më parë të kemi takim në nivel kryenegociatorësh sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar”, ka thënë Stano.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se janë duke punuar për aranzhimin e një takimi në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për media zëdhënësi i BE-së ka përsëritur kritikat ndaj qeverisë së Kosovës për siç ka thënë veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuar në veri, pas mbylljes së zyrave ilegale serbe javën e shkuar.

“Ne e konsiderojmë këtë shumë të padobishëm dhe hap tjetër të njëanshëm e të pakoordinuar që ka kapacitet të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm. Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Aksioni që nxiti shumë reagime

Ambasada Amerikane në Kosovë kishte reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës në veri. Në reagimin e ambasadës amerikane, thuhet se Qeveria e SHBA-së shpreh shqetësim dhe zhgënjim nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”, thuhej në reagim.

Amasada ka ngritur alarmin për instrumentalizimin e Policisë së Kosovës në kryerjen e aksioneve të tilla.

“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Qeverisë i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimin të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, thuhej më tutje.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se është “i zhgënjyer nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit”. Në reagimin e BE-së thuhet se operacioni i Policisë “i zhvilluar me udhëzime të Qeverisë së Kosovës rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren”.

Në reagimin e tij thuhet se operacioni i Policisë mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

“EULEX-i menjëherë është vendosur atje për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e BE-së.

BE-ja ka theksuar se Kosova “është zotuar për depërshkallëzim”.

“BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Bashkimi Evropian. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit