7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Do të ketë një miqësore mes Ronaldos dhe Messit, ja data dhe vendi

- Advertisement -

Sipas raportimeve të “Tyc Sports”, do të ketë një miqësore të fundit mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ylli portugez u largua nga Manchester United këtë vit pas një interviste bombastike me Piers Morgan.

Nga ana tjetër, Lionel Messi fitoi Botërorin e parë në historinë e tij dhe e ndihmoi Argjentinën të shpallej kampione e botës.

Në të kaluarën, ka pasur shumë sfida mes Ronaldos dhe Messit, veçanërisht kur ata mbanin fanellat e Real Madridit, dhe Barcelonës respektivisht.

Tani, sipas gazetës argjentinase, do të ketë një sfidë përfundimtare mes dy superyjeve më 19 janar.

Në fakt, sezoni i Riadit është organizuar që nga viti 2019 dhe është një ngjarje e madhe sportive. Këtë vit, më 19 janar, Ronaldo dhe Messi do të përballen në një ndeshje miqësore.

Në atë ndeshje do të ketë një sfidë mes PSG-së dhe një përzgjedhjeje të lojtarëve të Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit