19.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

“Do të jeni e ardhmja e Kosovës”, pamje të ish-presidentit Thaçi në një ceremoni të diplomimit të Policisë së Kosovës pas lufte

- Advertisement -

“…Do të jeni e ardhmja e Kosovës e ardhmja e sigurisë, e ardhmja e paqes e demokracisë…” kështu e kishte nisur fjalimin e tij ish-presidenti Hashim Thaçi, në një ceremoni diplomimi të Policisë së Kosovës pas përfundimit të luftës, shkruan Periskopi.

Në një video të publikuar nga “Gazeta Raporti” shihet Thaçi i cili atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, po  shprehte mirënjohjen për kontributin e Policisë së Kosovës në etapat nëpër të cilat kishte kaluar vendi.

“Të nderuar student, të nderuar police duhet ta kuptoni, ashtu siç i keni kryer me përgjegjësi obligimet tuaja, edhe para lufte, edhe gjatë luftës, por edhe tash gjatë kryerjes së kurseve tuaja, do të jeni e ardhmja e Kosovës e ardhmja e sigurisë, e ardhmja e paqes e demokracisë…”, kishte thënë ish-presidenti Thaçi.

Thaçi tutje ishte shprehur se kjo është një ndër ditët më të rëndësishme, sepse për herë të parë Kosova kishte policinë e saj.

“Dita e sotme paraqet një ditë me rëndësi për të ardhmen dhe prosperitietin e Kosovës sepse paraqet ditën që për here të parë në historinë e Kosovës kemi një Polici të Kosovës të qytetarëve të Kosovës”, kishte thënë ai.

Para dy ditësh Policia e Kosovës shënoi 24 vjetorin e themelimit, sot ky institucion vazhdon të mbetet më i respektuari dhe më kredibili në vend.

Edhe në ditën e 24-vjetorit të themelimit u shpreh zhgënjim për mosndarje të shtesave të rrezikshmërisë për zyrtarët e këtij institucioni nga pushteti i tanishëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit