24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

“Do të jem presidente e të gjithëve”, betohet Gordana Silanovska-Davkova si presidente e Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin si presidente e re e Maqedonisë së Veriut këtë të diele, derisa në sallën e Kuvendit ishin përfaqësuesit e të gjitha partive të përbërjes parlamentare para zgjedhjeve të 8 majit.

“Do të jem presidente e të gjithëve, edhe pjesës së majtë edhe asaj të djathtë të Kuvendit; presidente e të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo politike”, tha Davkova.

Po ashtu ajo u zotua se kabineti i saj presidencial do të pasqyrojë përbërjen etnike të vendit, “ku do të ketë vend edhe për maqedonasit, shqiptarët dhe përfaqësuesit e entiteteve tjera, ndërsa përzgjedhja e tyre do të bëhet bazuar në kritere profesionale dhe jopartiake”.

Davkova, theksoi se kabineti i saj presidencial do të pasqyrojë përbërjen etnike të vendit, “ku do të ketë vend edhe për maqedonasit, shqiptarët dhe përfaqësuesit e entiteteve tjera, ndërsa përzgjedhja e tyre do të bëhet bazuar në kritere profesionale dhe jopartiake”.

Ndryshe, Davkova e mposhti presidentin e deritanishëm, Stevo Pendarovski, duke fituar dyfish më shumë vota se ai në balotazhin e së mërkurës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit