18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

“Do të japë shumë për Kombëtaren tonë” – Agim Ademi pret Leon Avdullahun

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në aeroportin “Adem Jashari” futbollistin e ri të Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu.

Avdullahu ka vendosur që të përfaqësojë Kosovën, ndërsa Ademi e cilësoi si një talent të jashtëzakonshëm dhe një djalë me dashuri të madhe për vendin, raporton Klankosova.tv.

“Leoni është një talent i jashtëzakonshëm dhe një djalë i shkëlqyeshëm me dashuri të madhe për Kosovën”.

“Jam i bindur se Leoni do të japë shumë për Kombëtaren tonë dhe do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt sukseseve të mëdha”, shkroi Ademi në Facebook.

 

Të ngjashme

Të fundit