2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Do të habiteni me ndryshimin drastik të Ronela Hajatit

- Advertisement -

Ronela ka bërë një ndryshim.

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati pas një kohe të gjatë ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e jashtme.

Nga bionde ajo është transferuar në brune, ani pse nuk dihet nëse është ndryshim vetëm sa për foto e videoklip apo tani e tutje do ta shohim të tillë Ronelën.

“Është nata e bruneve”, ka shkruar ajo sipër imazhit teksa shfaqet krejt ndryshe.

Theksojmë se Ronela ditë më parë ka treguar se po xhiron videoklipin e këngës “Sekret” me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovission.

Ndryshe, kënga e Ronelës është radhitur e treta si më e shikuara në youtube në profilin zyrtar të Eurovissionit.

Ndërkohë projekti i fundit nga Ronela është bashkëpunimi me MatoLale me titull “Gips”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit