Futbollisti francez Wesley Fofana humbi përsëri patentën e shoferit pasi u kap duke tejkaluar shpejtësinë dhe duke bërë parakalime në korsinë e ndalimit.
Mbrojtësi i Chelseat ishte pezulluar më parë për dy vjet për shkak të tetë shkeljeve të rregullave të trafikut, por duket se nuk ka mësuar nga gabimet e kaluara.
Këtë herë, Fofana duhet të kryejë 300 orë shërbim të papaguar ndaj komunitetit, dhe nëse nuk e bën këtë, do të përballet me dënim me burg.
Sipas mediave britanike, futbollisti po drejtonte makinën pa një patentë shoferi të vlefshme dhe tani i është dhënë një ndalim i ri drejtimi që do të zgjasë deri në maj 2027.
Gjykatësi i dha gjithashtu një paralajmërim të fortë: “Në fund të ndalimit, nuk do të jesh në gjendje të ngasësh makinën derisa të kalosh një provim të zgjatur drejtimi. Nëse e thyen atë dhe hip përsëri në timon, do të të dërgoj në burg dhe ky do të jetë fundi i karrierës tënde”, i tha gjykatësi.







