Analisti dhe gazetari, Ilir Mirena ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale me ç’rast ka rikthyer një fjali të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Mirna ka rikthyer fjalimin e Gërvalles ku thoshte që brenda mundësive të saj do të dërgojë materiale në Speciale në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Postimi i plotë:
Kur pritni qe ky pushtet te reagoje per shkeljet e Gjykates Speciale, veç kujtohuni qe shefe e diplomacise se ketij pushteti eshte Donika Gervalla, dora e djathte e Albin Kurtit.
Qe deklarata e saj e famshme per Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Specialen, nese e keni harru:
“Brenda mundesive qe kam patjeter qe do te dergoj materiale ne Speciale. Por, kam materiale. Kemi kryetar te parlamentit qe une e quaj me te turpshme se sa Thaçi qe eshte president. Gjithe bota e di kush eshte Kadri Veseli dhe gjithe bota e di kush eshte Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qene koka e organizates qe ka bere krime ndaj kundershtareve politike”…