14.8 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Do të bëhet baba për herë të parë, futbollisti i Kombëtares zbulon gjininë e bebit në mënyrë të veçantë

- Advertisement -

Portieri i Kombëtares, Alen Sherri do të bëhet baba për herë të parë. Ditën e djeshme ai ka zbuluar dhe gjininë përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ai ka bërë “gender reveal” njësoj si sulmuesi Myrto Uzuni. Në stadiumin e Frozinones, ekip ku aktivizohet “gardiani”, ai tundi rrjetën dhe menjëherë shpërthyen tymuese në ngjyrë blu. Kështu ish-portieri i Egnatias do të bëhet baba i një djali.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale ai shkruan: “Mezi të presim i vogli jonë”. 27-vjeçari ka marrë urime të shumta nga shokët e tij.

Të ngjashme

Të fundit