Shyti tha se gara në STEM ishte sfidë shumë e madhe për të, por sipas tij me këtë garë u tregua edhe maturia e tij.
Ai thotë se është shumë i kënaqur dhe i përmbushur me paraqitjen e tij, duke bërë me dije se ky është vetëm fillimi.
“Gara e Stemit ka qenë një sfidë shumë e madhe, por është një sfidë që e ka treguar dijen, inteligjencën dhe maturinë e çdo garuesi”, tha Andi.
Anipse hezitoi të përgjigjej lidhur me situatën aktuale politike në vend, Shyti tha se cilado parti që vjen në pushtet duhet ta ketë parim arsimin.
“Shteti duhet me u fokusu në mirëqenie, dhe duhet me mbrojtë të drejtat e të gjithëve”, tha ai.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: