18.9 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

“Do ta ndihmoj Arian Tahirin dhe Sokol Bashoten”, Lladrovci për balotazh

- Advertisement -

Kryetari i “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, ka hapur sonte zyrën në Drenas ku më parë ishte selia e Degës së PDK-së.

Në një deklaratë për media, Lladrovci ka bërë të ditur se do të japë mbështetje të pakursyer për kandidatët në balotazh në Mitrovicë.

“Kam shumë miq që kanë shkuar në balotazh. Do të ndihmoj pa rezervë Arian Tahirin, pasi ai e meriton mbështetjen dhe Mitrovica është edhe vendlindja e kryetarit tim Kadri Veseli. Po ashtu, do të jap mbështetje edhe për mikun tim të vjetër dhe luftëtarin e UÇK-së, z. Sokol Bashota,” ka thënë Lladrovci.

Të ngjashme

Të fundit