-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

“Do ta konfrontoj…”: Vendim i radhës i Qeverisë për veriun që po kritikohet nga BE-ja

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 142-të mori edhe vendimin preliminar si vijon:

“Vendimin Preliminar për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.”

Reagon Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se do të shkojë në veri të Kosovës, për të folur me qytetarët në lidhje me këtë çështje.

Ajo madje, ka deklaruar se “do të konfrontojë” edhe Qeverinë e Kosovës rreth këtij vendimi, derisa shto që “stabiliteti në veri është shumë i brishtë”.

“Po, jemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë (vendimin). Kjo është absolutisht e papranueshme. Dhe është një arsye pse kur të shkoj në Kosovë, do të shkojë edhe në veri të Kosovës, dhe definitivisht do të flas edhe me qytetarët e atjeshëm, dhe të kuptoj më shumë për çështjen, dhe më pas të konfrontoj Qeverinë në Prishtinë për situatën në terren. Kjo është një prej detyrave dhe është – do të thoja – një prej shqetësimeve më të mëdha për momentin. Sepse e shohim që stabiliteti – nëse mund ta quajmë stabilitet në veri – është shumë i brishtë.” – tha ajo.

Çka kishte thënë Lajçak?

Në një intervistë të dhënë para disa javësh për “Kossev”, Lajçak kishte konfirmuar se i ka diskutuar këto “shqetësime” edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Po e monitorojmë situatën deri në hollësitë më të vogla..Dhe, po, e diskutuam këtë gjatë vizitës sime, kësah here për shpronësimet, rreth disa çështjeve tjera që përfshijnë komunitetin serb dhe që do të kërkonte një nivel të madh mirëbesimi dhe konsultimi.” – ka deklarur ai.

Lajçak tutje, kishte thënë se ka pasur një mesazh të qartë, duke u shprehur si vijon: “Mesazhi im ka qenë, sigurohuni që çdo hap të jetë i mbështetur në legjislacionin ekzistues, që ligjet tuaja të respektohen dhe që popullata e afektuar të ndjehet pjesë e procesit dhe jo vetëm të jetë e ekspozuar ndaj rezultatit të procesit”.

Çka deklaruan sot nga Serbia?

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, pretendoi se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është një hap i radhës për destabilizimin e situatës.

“Duke marrë një vendim illegal dhe unilateral për shpronësimin e tokave në Leposaviq e Zubin Potok, Kurti vazhdon ta vjedhë tokën e serbëve, që të ndërtojë ilegalisht bazat e policisë e ushtrisë së tij…” – u shpreh ai.

Ndërkohë, në lidhje me këtë reagoi edhe Lista Serbe, duke pretenduar se po bëhet “dëbimi i serbëve nga veriu i Kosovës”

“Në emër të popullit serb, i bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë Kurtin të shkaktojë konflikte dhe kaos në veri të Kosovës, sepse ky është qëllim i dukshëm për të, pasi ai publikisht vlerësoi dëshirën e tij për zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës është për të përdorur përvojat kroate që aludojnë për spastrimin etnik të kryer në atë vend në aksionet Blic dhe Stuhi.” – thuhej mes tjerash në reagimin e tyre. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit