16.6 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

“Do ta humbë Tetovën, Çairin e shumicën e komunave” – paralajmëron Menduh Thaçi për BDI-në e Ali Ahmetit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mund të humbasë zgjedhjet lokale në qytetin e Tetovës, Çair dhe shumicën e komunave shqiptare.

“Fronti që kem përfaqësuar unë dhe zoti Ahemti në qytetin e Tetovës ka marrë 17 mijë e diçka vota jam ë sigurt që zoti Ahmeti nuk do t’i marr as gjysmën e atyre votave. Do ta humbë Tetovën, e humb Çairin, do dhe shumicën e komunave. Kjo për shkak të ndihmës që mund t’i vjen VLEN-it nga VMRO-ja, pa diskutim Nuk do ta kuptojë këtë realitet, e vërteta është se ai do t’i humb zgjedhjet, për shkak se një parti e fortë maqedone siç është VMRO ka një projekt me disa shqiptarë që i ka brenda të legjitimoj politikën e vet anti-shqiptare tërthorazi nëpërmjet zgjedhjeve lokale”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai shtoi se historikisht Ali Ahmeti nuk ka fituar asnjëherë Tetovën pa ndihmën e partive maqedone, ndërsa rruga që po ndjek sot VLEN-i mund të ketë kosto të lartë.

“Është shumë dhelpnak. Rruga e gabuar ka një moment që do të paguaj kosto, dhe kjo është kostoja që do ta paguaj,” ka theksuar Thaçi.

Të ngjashme

Të fundit