Ado heqë dorë Ariana Grande nga muzika?
Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në “Instagram” rreth thashethemeve se planifikon të “braktisë” karrierën e saj muzikore. Krahas një videoje të saj duke performuar në “Met Gala 2024”, Grande shkroi: “Shumë budallallëk nga ana juaj të supozoni se vetëm sepse kam duar të zëna me shumë gjëra, kam ndërmend të braktis këngën dhe muzikën…!!!”.
Postimi i saj:
Ndoshta nuk do të duket si më parë, por unë e preferoj shumë më tepër mënyrën si e shoh tani në mendjen time.
Po e shijoj. Ndihem mirënjohëse, e emocionuar dhe e frymëzuar. Po kërkoj balancën mes shumë projekteve dhe pasioneve që dua, dhe po e bëj në mënyrën time…
Po punoj për një plan që të këndoj për ju vitin tjetër. Edhe nëse është vetëm pak. Ju dua.