17.7 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

“Do iki nëse Trump fiton…”, komedianes i ndodh e papritura pasi u largua nga ShBA!

- Advertisement -
Pasi komediania Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj vendosën të largoheshin nga SHBA, shtëpia e re e aktores në Britaninë e Madhe u dëmtua nga përmbytjet.
Vila e prezantueses së njohur u shkatërrua nga përmbytjet që përfshinë Britaninë e Madhe. Prona prej 43 hektarësh tashmë është e rrethuar nga një liqen si një moçal pas disa ditësh shiu dhe erë të dendur.

DeGeneres thuhet se u shpërngul jashtë vendit sepse nuk donte të jetonte në SHBA pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale këtë vit. Një burim i tha më parë TMZ se komediania dhe partnerja e saj u ndjenë të zhgënjyera nga rezultatet dhe u vendosën në shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën thuhet se e blenë para zgjedhjeve.

Ndonëse mediat nuk zbuluan se prezantuesja 66-vjeçare foli kundër Trump, ajo mbështeti publikisht kandidaturën e Kamala Harris.

“Nuk ka asgjë më të fuqishme se një grua, koha e së cilës ka ardhur. Mezi pres që Kamala Harris të jetë presidentja jonë e ardhshme”-shkroi DeGeneres në Instagram.

DeGeneres dhe De Rossi jetonin në Kaliforni, ku gjithashtu përjetuan edhe më herët përmbytje të rënda përpara se të shpërnguleshin.

Të ngjashme

Të fundit