Home Lajme DnV: Vetëvendosje e para për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes gjatë fushatës

DnV: Vetëvendosje e para për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes gjatë fushatës

0
DnV: Vetëvendosje e para për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes gjatë fushatës

Violeta Haxholli nga Demokracia në Veprim në një konferencë për media ka dhënë detaje për fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Haxholli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e para nga partitë që ka përdorur më së shumti gjuhë të urrejtjes dhe nxitje në aktivitete.

“Vazhdon përdorimi i gjuhës nxitëse dhe urrejtjes nga subjektet politike, në total në këto dy javë e kemi hasur në 62 aktivitete apo në rreth të 20% të aktiviteteve. Në raport me numrin e aktiviteteve të mbajtura më së shumti raste kemi hasur në aktivitetet e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, apo në 25% të aktiviteteve të organizuara nga kjo parti. Tutje, tek LDK në 20 për qind, tek AAK 18% dhe tek PDK-ja 11% të aktiviteteve është përdorur gjuha nxitëse dhe e urrejtjes” – ka thënë Haxholli sipas EO.

 

Shpërndaje
Exit mobile version