10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Djokovic nën hetime nga autoritetet e Australisë

- Advertisement -

Autoritete e Imigracionit në Australi thanë sot se ata po e hetojnë Novak Djokovicin për arsye se tenisti serb ka bërë deklaratë false në tentimin e tij për të hyrë në vend, raporton sot New York Times.

Djokovic, i cili fitoi seancën gjyqësore për t’iu lejuar hyrja në Australi për shkak se nuk ka pranuar të vaksinohet ndaj Covid-19 deklaroi se ai nuk kishte udhëtuar në 14 ditë para fluturimit të tij më 4 janar nga Spanja, nëpërmjet Dubait, në Australi, ku ai planifikon të garojë në Australian Open duke filluar nga e hëna.

Kjo duket të jetë kontradiktore nga postimet e mediave sociale që e shfaqnin atë në Serbi në ditën e Krishtlindjeve, duke goditur topa tenisi në rrugët e Beogradit në një video dhe duke pozuar me hendbollistin Petar Djordjic, në një foto të postuar në Twitter.

Novak Djokovic and Benfica’s handball player (the best, btw) Petar Djordjic in Belgrade today. pic.twitter.com/U7lti3xjcQ

— José Morgado (@josemorgado) December 25, 2021

Djokovic u ndalua pas mbërritjes në aeroportin e Melburnit javën e kaluar, u mor në pyetje dhe iu anulua viza. Nëntë herë kampioni i Australian Open kaloi katër net në paraburgim të imigracionit, derisa një gjykatës vendosi të hënën se ai kishte qenë i trajtuar padrejtësisht dhe anuloi vendimin për anulimin e vizën e tij, duke e lejuar atë për të hyrë në vend.

Por Alex Hawke, ministri i imigracionit i Australisë, tha të hënën se ai ishte ende duke konsideruar nëse do të anulonte vizën e yllit të tenisit për herë të dytë. Vendimi i tij pritet të bëhet i ditur gjatë këtyre ditëve

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit