Ka nisur mbledhja komemorative në nderim të rreshterit që u vra dje në Veri, Afrim Bunjaku.
Presidentja Vjosa Osmani me të përfunduar fjalimin i ka ndarë mirënjohje dy djemve të të ndjerit.
Atij i është ndarë urdhri postmortem “Hero i Kosovë”, mirënjohje të cilën presidentja ia ka dhënë dy djemve të heroit.
Pas Osmanit, fjalën e ka marrë edhe kryeministri Kurti i cili mes tjerash u shpreh “Nga dje nuk mund të jetë asgjë njësoj dje dolën te gjithat”.
Mbledhja ka nisur me intonimin e himnit shtetëror dhe më pas është mbajtur një minutë heshtje.