Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë bënë të ditur për një shpërthim automjeti në një bastion separatist të mbështetur nga Rusia, është sulm i organizuar për të nxitur tensionet në Ukrainën lindore.
Video nga qyteti i Donetskut në Ukrainën lindore shfaqte tym zjarri në një parking në një automjet ushtarak të dëmtuar rëndë, pranë selisë së vetëshpallur të Republikës Popullore të Donetskut (DPR) – një nga zonat e vendit të kontrolluara nga seperatistët rusë, raporton CNN.
Kanali zyrtar i DPR tha se “Rreth orës 19:00 është hedhur në erë një makinë në parkingun pranë ndërtesës së Qeverisë. Vala e shpërthimit është dëgjuar nga i gjithë qyteti. ngjarjes”.
“Ne mendojmë se ky është inskenim dhe provokim”, tha Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit e përshkroi atë si “operacion të rremë” dhe tha se incidentet si shpërthimi i automjetit dhe thirrjet nga liderët separatistë për t’u evakuuar për shkak të agresionit të dyshuar ukrainas përfaqësonin “përpjekje të mëtejshme për të errësuar përmes gënjeshtrave dhe dezinformatave faktin se Rusia është agresori në këtë konflikt”.