“Në flakë i vunë e më pas i dogjën.”
Kësi përshkrimi po u jepet qeverisjes së katër kryetarëve veriorë nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ku thanë se shteti nuk ua respektojë as minimumin e dinjitetit.
Kjo, sipas tyre arriti kulmin pas fillimit të peticionit për shkarkimin e tyre.
“Ata kanë shprehë gadishmëri që të japin dorëheqje me një marrëvshje politike, ajo ka qenë rruga më e mirë, sepse tash po manipulohet peticioni nga Lista Serbe , Kosova aty po e luan rolin e një statisti.”, ka thënë Bexhet Shala nga KMDLNj.
Dyshime ka edhe për diskriminim të serbëve të asaj ane, kur u vendos të dërgohen atje kryetarë që atyre s’u pëlqyen.
“Nuk e di për çfarë të drejta po flisni kur mundoheni një 2 % me ua imponuar një 98 %, ata si kanë dashë u dashtë me i ru policia, ai Lulëzim Hetemi ëshë figura më tragji-komike”, shtoi Shala.
Por, si Shala i KMDLNJ-së nuk po mendon një politolog, sipas të cilit në këtë rast u veprua drejtë.
“Unë mendoj se kryetarët nuk djegë në 4 komunat veriore sepse është zbatu ligjshëmria edhe në atë pjesë të vendit, presidentja në harmoni me legjislacionin i ka shpallë zgjedhjet dhe pjesëmarrja ka qenë e lirë.”, tha Fidan Ukaj, politolog.
Peticioni për shkarkimin e kryetarëve të tanishëm filloi para dy ditësh, fillimisht në Mitrovicë të Veriut e Leposaviq, ndërsa të premtën njëjtë u veprua edhe në Zubin Potok e Zveçan.