Home Ballina Djegia e depos së Elkos, Kelmendi: Dëmet janë rreth 35 milionë euro

Djegia e depos së Elkos, Kelmendi: Dëmet janë rreth 35 milionë euro

0
Djegia e depos së Elkos, Kelmendi: Dëmet janë rreth 35 milionë euro

Presidenti i Elkos Group, Ramiz Kelmendi, ka shkruar sot pasdite për dëmet që janë shkaktuar pas djegies së depos së Elkos në Pejë, shkruan Scanner.

Nē një postim në Facebook, ai ka njoftuar se dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore.

Por, pavarësisht këtij dëmi, ai thotë se ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa.

Postimi i plotê:

Të nderuar qytetarë, bashkpunëtorë dhe kolegë të punës,

Sot më datë 25.03.2023 ende pa i ditur shkaqet, siç tashmë jeni të njoftuar nga mediat, ka ndodhur një zjarr i madhë në Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit që ne e kemi të quajtur Depo e Importit dhe Elkos Center.

Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.

Zjarri, po dyshohet të ketë filluar rreth orës 08 e 15 minuta, ndërsa është shpërfaqur rreth orës 08 e 30 minuta.

Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00).

Punonjës të ndërtimit të asfiksuar, fatmirësisht të liruar në shtëpi, do ju qëndrojmë afër sipas nevojës!

Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250.

Miq dhe ju bashkëpuntorë e të punësuarë,

Ju falënderojë nga zemra për mbështetjen, përkrahjen që më ofruat në këtë ditë të vështirë.

Falëndrojë organet përkatëse, Zjarrëfikësit, Policinë, Emergjencat dhe mekanizmat përcjellës, për angazhimin!

Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa.

Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri.

Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet nga ana jonë!

Shëndeti të na punoj, Natyra është mbi të gjithe ne!

Ramiz Kelmendi

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=801273231395763&id=100045392807232&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version