Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e këshillit të VV-së në fjalimin e tij u shpreh se asnjëherë më shumë se në këto katër vite nuk ka pasur më shumë media kundër Qeverisë.
Mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, kishte deklaruar Kurti dje.
Mirëpo gjatë vizitës së tij sot në Klinikën e Radiologjisë, Kurti nuk pranoi të flasë lidhur me akuzat e tij ndaj mediave.
‘’Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë, për çështje të tjera flasim në vende të tjera dhe herave të tjera, faleminderit shumë’’, ka thënë Kurti.
Kjo fjali e Kurtit është dënuar edhe nga ana e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.