Jusuf Alaj, Këshilltar te Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar sërish pas një shkrimi skandaloz ku i nënkuptoi gazetarët të cilën e kanë ngritur çështjen e përgjimeve të paligjshme nga AKI, si ‘me çrregullime mendore’.
Kësaj here për të paralajmëruar padi ndaj gazetarëve, për siç tha ai, “shpifje”, duke mohuar të ketë thënë atë që e shkroi vetë dje.
Postimi i Ulajt:
“Dje kam shkruar për çrregullimin deluzional (paranojën) duke mos përmendur askënd specifikisht, ndërkaq me sulme u lajmëruan disa gazetarë që nuk po i përmendi me emër sepse nuk ishin e as nuk janë adresë e trajtimit tim. Mirëpo, këta gazetarë paskan shpifur gjëra nga më të ndryshmet për mua dhe meqë është kështu unë do të ushtroj padi ndaj tyre për këto shpifje dhe të pavërteta”.