12.5 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Dje i bëri një vit me Kosovën, Franco Foda feston kualifikimin në Ligën B

- Advertisement -

Kosova dje (22 mars) ka bërë 1 vjet qëkur Franco Foda ka debutuar me kombëtaren dardane.

Ai kishte arritur një fitore me rezultat minimal ndaj Armenisë si mysafirë.

Trajneri gjerman sonte arriti edhe një fitore të madhe, duke mposhtur Islandën e duke u kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në shtatë ndeshjet e fundit, Franco Foda ka gjashtë fitore e një humbje në tavolinë (nga Rumania).

Gjatë një viti me Kosovën, Foda ka 11 ndeshje, miqësore dhe ndeshje zyrtare.

Në të gjitha ndeshjet, Kosova me Fodën ka shtatë fitore, prej tyre gjashtë në ndeshje zyrtare e vetëm një në takim miqësor.

“Dardanët” me Fodën në krye po ashtu kanë pësuar edhe katër humbje (një me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë). Edhe një humbje tjetër në ndeshje zyrtare e ka nga Rumania (0-3) në Prishtinë.

Derisa, ka edhe dy disfata në ndeshje miqësore me Hungarinë dhe Norvegjinë.

Kosova me dy fitoret ndaj Islandës – 2:1 dhe 3:1 – ka kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve, ngritja më e madhe që ka bërë ndonjëherë në këtë kompeticion.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit