Florent Maqkaj, i biri i dëshmorit Selver Maqkaj, është refuzuar për pozitën e punës “inspektor-kontrollor” në KRU “Hidroregjioni jugor” në Prizren.
Ai tha se aplikimi iu refuzua për mungesë të diplomës së shkollës së mesme, përderisa theksoi se e kishte dërguar atë të fakultetit.
Hidroregjioni Jugor, paska marrë vendim që të ma refuzoj aplikimin për pozitën “inspektor-kontrollor” me arsyetimin “mungesë dokumentacioni – diplomën e shkollës së mesme” ndërsa unë ua kam dërgu diplomën e fakultetit“, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
“Llogarite tash, një me shkollë të mesme vazhdon tutje, unë me fakultet refuzohem, rri rojtar, pse me kry fakultetin masnej rinia, kur nuk ju duhet gjo, krejt çka duhet në Kosovë është dikush i fortë që t’a ngat dorën, fatkeqësisht kjo praktikë po vazhdon“, vijon shkrimi i tij.
Tutje, Maqkaj ka bërë të ditur se ia kanë bërë të ditur se ka vetëm tri ditë të drejtë ankese dhe emaili i është dërguar të premten pasdite.