1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Djali i Trumpit kundër Kurtit, Sejdiu: Momente jashtëzakonisht të rënda

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se është mjaftë shqetësues shpërndarja që Donald Trump Junior, djali i presidentit amerikan, ia bëri postimit të emisarit special për misione të veçanta, Richard Grenellit, i cili bëri thirrje që të mos mashtrohen nga kryeministri Albin Kurti.

Sejdiu tha se Donald Trump Junior është një figurë e rëndësishme në partinë republikane dhe është një figurë goxha me rëndësi në parti.

“Është një nga njerëzit që identifikohet kjo lëvizje që po e quajnë “Trumpizëm” dhe është një prej njerëzve që potencialisht mund të garojë për ulëse në Senat dhe është jashtëzakonisht brengosëse edhe ajo që ka shkruar Grenelli sepse nuk duhet minimizuar roli që Grenelli e ka në këtë administratë”.

“Ky ripostimi i Donald Trump Juniorit është brengosës. Për mua është situatë e vështirë për faktin që Kurti gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në Kosovë dhe këtë popullaritet që e gëzon në Kosovë e shpie drejt një situatë goxha të favorshme zgjedhore”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Sejdiu tha se me situatën aktuale në Kosovë dhe me njerëzit kryesorë të presidentit amerikan që shprehen në këtë mënyrë, vendin e presin momente jashtëzakonisht të rënda.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit