28.9 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Djali i Netanyahut sulmon Katarin, e quan Emirin e vendit “Hitler modern”

- Advertisement -

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Katari qëndron pas urrejtjes ndaj Izraelit dhe e quajti Emirin e Katarit një Hitler modern.

Në një postim në rrjetin social X, Netanyahu tha se hebrenjtë janë në rrezik.

“Çdo hebre në të gjithë botën është në rrezik serioz për shkak të dekadave të shpifjes së hebrenjve dhe shtetit hebre. Kjo është ajo që po bën Katari, i cili inkurajohet nga miliarda dollarë të investuar në shtet”, tha Netanyahu.

Ai gjithashtu e krahasoi Katarin me Gjermaninë naziste.

“Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe nëna e tij, Sheikha Moza bint Nasser Al-Missned, janë Hitleri dhe Goebbelsi bashkëkohorë”, tha djali i kryeministrit izraelit.

 

Të ngjashme

Të fundit