Lionel Messi, duket se do të lë pasues të denjë në futboll.
Kjo pasi që djali i tij, Thiago, duket se po shkon hapave të babait.
Ai së fundmi la gjurmë të pashlyeshme në fushë me skuadrën e U-13 të Inter Miamit kundër Atlanta United.
Djaloshi i shënoi hiç më pak se 11 gola, duke kontribuar në fitoren prej 12:0.
I biri i fituesit të tetëfishtë të “Topit të artë”, do të ketë goxha rrugë të gjatë në karrierën profesionale.
Por, si duket është duke shkuar në drejtim të duhur.