2.9 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Djali i Maduros kërkon lirimin e prindërve të tij: Po kërcënohet stabiliteti global

- Advertisement -

Djali i Maduros, kongresmeni venezuelian Nicolás Maduro Guerra, ka kritikuar operacionin amerikan për të kapur prindërit e tij në fjalimin e tij të parë që kur ata u morën në paraburgim, ka raportuar BBC.

“Nëse e normalizojmë rrëmbimin e një kreu shteti, asnjë vend nuk është i sigurt”, thotë Maduro Guerra. “Sot është Venezuela. Nesër, mund të jetë çdo komb që refuzon të nënshtrohet. Ky nuk është një problem rajonal. Është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin politik global”.

Maduro Guerra po kërkon gjithashtu që SHBA-të të lirojnë prindërit e tij dhe dënon SHBA-në për përfshirjen e emrit të tij në aktakuzë.

Të ngjashme

Të fundit