Asambleja e Ekspertëve e Iranit e ka zgjedhur të birin e Ali Khameneit, Mojtaba-n, si lider suprem të ri të vendit, në presion nga Garda Revolucionare, i thanë mediumit “Iran International” disa burime.
Ky medium thotë se Rojat Revolucionare të Iranit po këmbëngulnin në emërimin e shpejtë të liderit të ri pas vdekjes së Khameneit.
Sipas burimeve që folën në kushte anonimiteti më herët, komanda e kësaj force elite të ushtrisë iraniane po synonte që procesin e zgjedhjes së liderit të ri ta përfundonte brenda disa orësh.
Burimet thanë se për shkak se sulmet ajrore po vazhdojnë, nuk ishte e mundshme që të thirrej një sesion i Asamblesë së Ekspertëve.






