Përfaqësuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur paraqitjen e Konventës, ku po mbahet në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Një numër i madh pjesëmarrësish kanë mbushur këtë sallë.
Në mesin e këtyre pjesëmarrësve shihet të jetë edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli.
Në këtë Konventë që po mbahen në këtë momente, i nominuari për kryeministër të vendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, do të shpalos programin e vizionin e vet të qeverisjes pas 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.