Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pikërisht para Gjykatës, qindra bashkatdhetarë janë mbledhur në përkrahje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
I pranishëm ishte edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.
Ky i fundit ka falënderuar të gjithë shqiptarët.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë – si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju”, ka shkruar Klestor Veseli.